Flash

Ulet në Rinas charter-i i parë rus me turistë

Lapsi.al 21 June 2021
Ulet në Rinas charter-i i parë rus me turistë

Charter-i i parë turistik, me 200 rusë mbërriti të dielën në darkë në Rinas me përshëndetjen dhe mirëseardhjen e një ceremonie simbolike. Sergei Lysikov, zyrtar i ambasadës ruse në Tiranë u shpreh se shpreson që turizmi do t’u japë një impuls pozitiv marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Do të doja t’u shpreh mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që morën pjesë në rivendosjen e lidhjeve turistike ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë: Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Rosturizmit (Russian Tourism Authority), autoriteteve te aviacionit civil të të dy vendeve, operatorëve turistikë dhe diplomatëve të dy Ambasadave në Tiranë dhe Moskë, që u morën me realizimin e këtij projekti. Shpresoj se turizmi do të japë një impuls pozitiv për zhvillimin e bashkëpunimit ruso-shqiptar edhe në fusha të tjera”, tha Sergei Lysikov, Këshillues Ministror i Ambasadës Ruse në Tiranë

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI