Edhe pse përbetohej publikisht se s'do te largohej kurrë nga Vlora, kreu i qeverisë, Edi Rama ka vendosur të braktisë qytetin bregdetar kur është fjala te përfaqësimi në Kuvend si deputet. Ai ka dërguar një shkresë në KQZ, ku kërkon që të mbajë mandatin e fituar në qytetin e Durrësit. Pas 2 mandatesh në Vlorë dhe përplasjeve të forta politike me kryebashkiakun, të cilat vazhdojnë, Rama ka vendosur që të jetë deputet i Durrësit. Mandati i tij në Vlorë pritet t'i kalojë dikujt tjetër sipas listës së PS-së. Më herët kemi raportuar se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zgjodhi qarkun e Fierit duke hequr dorë nga Tirana, në mënyrë që në Kuvend të hynte Petrit Vasili.
