Flash

324 kg kokainë në Durrës/ Gjykata lë në burg shoferin maqedonas

Lapsi.al 21 June 2021
324 kg kokainë në Durrës/ Gjykata lë në burg shoferin

Nazif Ajrofski, 40 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shoferi i kamionit ku u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit do të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Durrësit gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë.

Pas disa orëve vonesë seanca u zhvillua me praninë e përkthyesit dhe gjykatësi Rexhep Bekteshi pasi ka dëgjuar palët, vendosi “arrest me burg” për shoferin maqedonas.

Ajrofski është deklaruar i pafajshëm dhe ka thënë se nuk dinte gjë për ngarkesën me drogë, raporton news 24.

Të premten më 18 qershor në portin e Durrësit u kap një sasi prej 324 kilogramë e 400 gramë kokainë.

Mësohet se droga u gjet në një kamion që drejtohej nga Nazif Ajrofski, ndërsa ishte fshehur në trupin e mjetit dhe ishte ambalazhuar me logot e disa firmave të njohura, si ‘Dior’ e ‘Chicago Bulls’, etj.

Të këshilluara

Tritol mobilerisë në Lezhë

Një mobileri ishte shënjestra e një shpërthimi tritoli që ka tronditur mesnatën e mbrëmshme zonën në rrugën Lezhë - Milot. Një sasi lënde plasësë ka shpërthy...

10:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI