Ditën e djeshme një sherr masiv ka shpërthyer në Shëngjin midis disa të rinjve.
Në videon më poshtë duket sherri ku të rinjtë zihen me grushte e me shkopinj hekuri. Sherri sipas policisë ka nisur fillimisht mes dy vëllezërve nga Kosova me dy vëllezër nga Shëngjini por janë përfshirë dhe të rinj të tjerë.
Vëllezërit Çlirim Zeneli 23 vjeç dhe Qendrim Zeneli 21 vjeç nga Kosova janë përplasur me vëllezërit Amarildo Jushi 24 vjeç dhe Adriano Jushi 24 vjeç banues në Shëngjin. Policia njofton se të katërt janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ata kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta, si pasojë, të katërt kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.
[video width="576" height="1016" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/IMG_4549.mp4"][/video]