Flash

VIDEO/ Plas sherri te Eni Çobani, vëllezërit nxjerrin rripat kundër njëri - tjetrit

Lapsi.al 20 June 2021
VIDEO/ Plas sherri te Eni Çobani, vëllezërit nxjerrin rripat

Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë në konflikte me njëri-tjetrin dhe nuk flasin. Eduardi ka marrë një kredi prej 15 milionë Lekësh në vitin 2008 për vëllain e tij Gramozin, i cili kishte një biznes të gjësë së gjallë.

Për arsye të shumta, kjo kredi nuk është paguar akoma dhe tani ka shkuar rreth 30 milionë Lekë. Tani Eduardi i kërkon vëllai të tij Gramozit që të paguajë lekët e kredisë sepse banka po e shqetëson atë dhe se mund t’ia marrë të gjitha pronat që ka.

Në një moment në studio situata degradoi… Të dy vëllezërit hoqën rripat e pantallonave për të gjuajtur njëri-tjetrin. Edhe fjalori i tyre degradoi dhe dy vëllezërit u ofenduan me fjalë banale. Ka hyrë stafi i emisionit që i ka ndarë nga sherri, duke shmangur kështu çdo pasojë tjetër.

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/WhatsApp-Video-2021-06-20-at-18.54.50.mp4"][/video]

Eni Çobani: Ja të tilla janë debatet të cilat degjenerojnë më pas në të tilla reagime që nuk janë normale, as etike, kërkoj ndjesë për këtë situatë të përkeqësuar.

Eduardi: Ma shkatërrove familjen, ma shkatërrove...

Eni Çobani: Nuk është forma e duhur me të cilën ju duhet të komunikoni, jeni vëllezër, ju lutem.

Eduardi: Ik se nuk është vëlla ky palaço.

Eni Çobani: Zoti Gramoz, ju jeni njeriu i cili në një formë apo në një tjetër e keni sjellë këtë shqetësim. E kuptoj që dhe juve iu janë bërë shumë probleme gjatë jetës, por ky borxh duhet larë dhe do ju lutesha shumë që të na jepnit zgjidhjen. /tvklan.al

Të këshilluara

Pranga katër personave në Durrës (Detaje)

Policia në Durrës informon se në 24 orët e fundit, ka vënë në pranga 4 persona. Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, që nga falsifikimi, tek...

12:51

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI