Flash

FOTO/ Përdhunimi i shqiptares nga një bullgar shkakton protesta në Greqi

Lapsi.al 20 June 2021
FOTO/ Përdhunimi i shqiptares nga një bullgar shkakton protesta

Një 51-vjeçare shqiptare është përdhunuar barbarisht nga një shtetas bullgar në zonën e Petralona në qendër të Athinës.

Shqiptarja punonte si pastruese në pallat por është marrë me forcë nga bullgari 35-vjeçar në pallatin e tij. Ai e ka mbajtur peng atë për 9 orë derisa gruaja ka mundur të dalë në ballkon dhe të kërkojë ndihmë duke bërtitur.

Fqinjët dhe kalimtarët kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por i riu është zhdukur pa lënë gjurmë. Ai është shpallur tashmë në kërkim nga forcat e rendit.

Shqiptarja është dërguar në spital me dëmtime të shumta nga dhuna e ushtruar. Kjo ngjarje ka nxitur reagimin e banorëve të zonës të cilët kanë zhvilluar një protestë kundër dhunës ndaj grave.

Ngjarja vjen në një moment kur në Greqi është temë e nxehtë vrasja e një nëne të re nga bashkëshorti i saj. ©LAPSI.al

Πετράλωνα: Το μαρτύριο της καθαρίστριας από τον βιαστή της – Στο νοσοκομείο  βαριά τραυματισμένη - ΤΑ ΝΕΑ

Βιασμός - Πετράλωνα: «Μελανιασμένη με σπασμένα πλευρά» η γυναίκα | Athens  Voice

Σοκάρουν οι μαρτυρίες κατοίκων στα Πετράλωνα για τον βιασμό της 50χρονης |  Novasports

Πετράλωνα: Καθαρίστρια κατήγγειλε βιασμό από ένοικο πολυκατοικίας - Έγκλημα  | News 24/7

Të këshilluara

Pranga katër personave në Durrës (Detaje)

Policia në Durrës informon se në 24 orët e fundit, ka vënë në pranga 4 persona. Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, që nga falsifikimi, tek...

12:51

Arrestohet 53-vjeçari me armë në rrugë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në Mat, ndërsa në pranga ka rënë një 53-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Nderim Beshi ...

12:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI