Flash

Unioni Turistik Shqiptar: Të lehtësohen masat anti-Covid!

Lapsi.al 20 June 2021
Unioni Turistik Shqiptar: Të lehtësohen masat anti-Covid!

Përfaqësuesit e sipërmarrjeve private, nën grupimin e Unionit Turistik Shqiptar, i janë drejtuar përmes një letre ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, dhe drejtoreshës së Komitetit Teknik Mira Rakacolli.

Ata kërkojnë ndryshimin e masave kufizuese ndaj Covid-19, si zgjerimin e fashës së orës policore, që aktualisht është nga 23:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, si dhe lejimin e muzikës në lokale.

Unioni Turistik Shqiptar thotë se me masat anti-Covid në fuqi po penalizohen turistët që vijnë me charter-a pas orës 12:00. Po ashtu kërkohet shtyrja e orës së lejimit të muzikës deri në mesnatë, dhe jo siç është tani deri në orën 22:00.

Unioni Turistik Shqiptar thotë se ka marrë ankesa nga turistët të cilët “janë të pakënaqur ngaqë nuk kanë ardhur për tu mbyllur në dhomë, por për të pushuar dhe për tu argëtuar”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI