Flash

Përgjimet/ Prokurori i Sarandës paguhej nga një grup kriminal i trafikut të drogës

Lapsi.al 19 June 2021
Përgjimet/ Prokurori i Sarandës paguhej nga një grup kriminal i

Zbardhen të tjera detaje nga hetimi i SPAK që çoi në arrestimin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Sipas përgjimeve të gjata është zbuluar se Hasa është paguar nga një grup i trafikut të drogës, si dhe se se ka marrë para kundrejt pushimit të çështjes për një të arrestuar. Hasa dyshohet se gjithashtu se ka marrë rryshfet për pushimin e akuzës për ”plagosje të lehtë me dashje” ndaj Emiljano Miranit, përmes motrës së këtij të fundit Elsona Papa.

Prokurori Hasa është një nga anëtarët e akuzës që ende nuk është futur në procesin e vetingut, dhe jo më larg se në muajin mars ai do të hiqte dorë nga rritja në detyrë, përmes një shkrese që i kishte nisur KLP-së.

Hasa sqaronte se ai hiqte dorë nga gara për pozicionin e kreut të prokurorisë së Sarandës, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore .

“Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë të prokurorit z. Sali Hasa, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë. Gjatë procedurës së verifikimit, kandidati Sali Hasa ka depozituar kërkesën dt. 10.05.2021, drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në të cilën i ka kërkuar Këshillit, heqjen dorë nga kandidimit për arsye shëndetësore”, thuhej në njoftimin zyrtar, të shpërndarë nga KLP rreth një muaj më parë.

Më herët ka qenë një investigim i kryer nga Fax News, që tregonte se Hasa lëvizte me një mjet luksoz, me vlerë jo më pak se 45 mijë euro.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, targat e automjetit Audi Q5 me të cilin lëvizte prokurori Hasa, i përkisnin një automjeti Volkswagen prodhim i vitit 1984.

Tashmë Hasa do të përballet me akuzën “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Të këshilluara

Aksident në Kukës, plagoset rëndë shoferi

Një automjet ka dalë nga rruga mëngjesin e së shtunës dhe për pasojë i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të minierës ...

10:49

Digjet makina e shefit të Krimeve në Mirditë

Makina e shefit të Krimeve në Policinë e Mirditës është djegur mëngjesin e kësaj të shtune në autostradën Milot-Thumanë, pranë kryqëzimit të Patokut. Në dëshmin...

09:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI