Flash

Aksident në Kukës, plagoset rëndë shoferi

Lapsi.al 19 June 2021
Aksident në Kukës, plagoset rëndë shoferi

Një automjet ka dalë nga rruga mëngjesin e së shtunës dhe për pasojë i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të minierës së Kalimashit, në rrugën e vjetër Kukës-Tiranë, rreth orës 08.00 të mëngjesit.

Drejtuesi i mjetit me iniciale R. P, nga Shtana e Kukësit udhëtonte i vetëm ndërsa nxjerrjen e tij nga makina e bëri të mundur policia dhe shërbimet zjarrfikëse.

Sipas policisë, mësohet se automjeti ka rënë rreth 40 metra poshtë rrugës dhe shkak për humbjen e kontrollit të mjetit mund të jetë bërë lodhja ose ndonjë problem shëndetësor i 58-vjeçarit. Pas ndihmës së parë në Kukës ai është transportuar në Tiranë për trajtim të specializuar. Gjendja e tij është e rëndë, por gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

Digjet makina e shefit të Krimeve në Mirditë

Makina e shefit të Krimeve në Policinë e Mirditës është djegur mëngjesin e kësaj të shtune në autostradën Milot-Thumanë, pranë kryqëzimit të Patokut. Në dëshmin...

09:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI