Flash

10 të arrestuar në Tiranë, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 19 June 2021
10 të arrestuar në Tiranë, akuzohen për vepra të

Dhjetë persona janë arrestuar në orët e fundit në Tiranë, ndërmjet tyre edhe një grua e moshuar, e cila rrezikoi të çojë në vetvrasje, nusen e djalit të saj.

"Komisariati Nr.6 i Tiranës arrestoi në flagrancë shtetasen M. K sepse ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit dhe kjo e fundit, si pasojë e dhunës psikologjike, ka tentuar të dëmtojë veten e saj," thuhet në njoftimin e Policisë. Po ashtu, në një rast tjetër dhune brenda familjes, Komisariati Nr.1 arrestoi F. H., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F.V, 39 vjeç - R.K, 40 vjeç - A. B, 51 vjeç - D.L, 39 vjeç - Ç. Sh, 49 vjeç dhe I. A., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Një tjetër, S. G, 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Forcat Shqiponja po ashtu kanë arrestuar A. S., 25 vjeç, sepse ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe gjatë kontrollit iu gjet kanabis. Dosjet e të gjtihëve u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI