Flash

Rama u tall me të gjitha gratë në fushatë, Linda predikon etikë në politikë

Lapsi.al 18 June 2021
Rama u tall me të gjitha gratë në fushatë, Linda predikon

Shkaktoi jo pak polemika gjuha që kryeministri Edi Rama përdori gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Më të rënda ishin etiketimet që ai përdori për një sërë grash të opozitës si Grida Duma, Albana Vokshi, etj.

Madje, Rama e mbrojti fort atë që kishte thënë edhe kur u pyet në studio televizive. Por, me gjuhën e Ramës nuk është dakord as bashkëshortja e tij që të paktën në publik thotë se fjalori politik nuk duhet të tejkalojë etikën.

“Për mua kalimi i kufirit etik nuk duhet të ndodhë kurrë, është përtej gjinisë, përtej politikës, profesionit dhe të gjithçkaje. Do ketë kritikën timë çdokush që do ta kalonte sado pak këtë kufi” – tha Linda Rama në një intervistë në Euronews Albania.

“Në momentin që unë kam filluar të jetoj me Edin, jam martuar me Edin në vitin 2010 dhe dihet që në atë periudhë për disa vite Edi ishte në fokus të shumë sulmeve dhe shumë akuzave të cilat në fakt, ndonjëherë merrnin dhe trajta të paimagjinueshme duke sakrifikuar, duke mos marrë parasysh as gra, as të vdekur dhe as fëmijë.

Kjo ishte klima dhe unë kisha vendosur, e dija që kisha vendosur të lidhja jetën me një njëri me vokacion shumë të qartë politik dhe ndërkohë një njeri i cili kishte pretendimin dhe ambicien për tu bërë kryeministri i Shqipërisë,” – tha Linda Rama duke e mbyllur: “ishte si një breshëri, të jetoje si në breshëri, që jo në pak raste pasohej nga një mërzi e madhe”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Çfarë tha Rama për Grida Dumën dhe foto me mikrofon: Bërtit, bërtit, ohoho!

Seksizmi i Ramës me gruan në Ndroq: Demin do ta sjellim për lopën, jo për ty

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI