Flash

FOTO/ Kokaina e Durrësit me logo të PSG, Dior, Chicago Bulls dhe uiskit brazilian

Lapsi.al 18 June 2021
FOTO/ Kokaina e Durrësit me logo të PSG, Dior, Chicago Bulls dhe

Trafikantët e kokainës përdorin mënyra të ndryshme për të identifikuar porositësit e mallit. Në shumë raste sekuestrimesh vihet re se lënda narkotike ndahet me pako të ngjyrave të ndryshme apo u vendosen logo të ndryshme për të përcaktuar ata që e kanë porositur.

Në rastin e 300 kg kokainë që u kap në durrës bie në sy se trafikantët i kishin paketuar pakot me logo të ndryshme të markave të njohura. Shihet se disa pako mbajnë logon e skuadrës franceze të futbollit, PSG.

Të tjera kanë logon e skuadrës së basketbollit amerikan “Chicago Bulls” apo të markës “Christian Dior”. Ajo që bie në është edhe logoja e uiskit të famshëm brazilian “Vleho Barriero”, logon e të cilit mbajnë një pjesë e madhe e pakove.

Të tillë logo mbante edhe 400 kg kokainë që u kap në 17 maj në Kosovë në një kamion me mish pulash të ngrira që hyri nga porti i Durrësit me origjinë nga Brazili. Shoferi i kamionit ku u gjet droga është Nazif Ajrofski.

Ai ka mohuar të kishte dijeni për lëndën narkotike. "Nuk kam dijeni për kokainën, unë transportoj materiale ndërtimi" – mësohet të ketë thënë ai. ©LAPSI.al

1624028527_droga1.jpg

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI