Flash

300 kg kokainë në Portin e Durrësit, ky është shoferi i kamionit: Nuk kam dijeni për ngarkesën (FOTO)

Lapsi.al 18 June 2021
300 kg kokainë në Portin e Durrësit, ky është shoferi i

Janë zbardhur të tjera detaje lidhur mbi kapjen e një sasie prej 300 kg droge në Portin e Durrësit, ditën e sotme. Sikundër mësohet kamioni ka hyrë nga pika kufitare e Qafë Thanës dhe ditën e nesërme do nisej për në Itali, destinacionin Napolin.

Itinerari i kamionit raportohet se do të ishte: Belgjikë-Serbi-RMV-Shqipëri. Ndërsa kamioni ka qenë i ngarkuar me hekur dhe kokaina ishte e fshehur në trupin e kamionit.

Pas ndalimit të drejtuesit të kamionit, shtetasit maqedonas, Nazif Ajrovksi, në dëshminë e dhënë në polici, ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur dijeni nëse në kamion kishte lëndë narkotike. Ajrovski është shprehur se merret vetëm me transportin e hekurit.

Nga ajo që dihet deri më tani është se lënda narkotike ishte vendosur në pjesë të ndryshme të kamionit. Kurse pjesa më e madhe e lëndës narkotike është gjetur ne sebrator.

Tashmë autoritetet policore po kryejnë kontrollin e imtësishëm të kamionit për të verifikuar nëse ka sërish lëndë narkotike të fshehur brenda tij.

Të këshilluara

Kapen 300 kg kokainë në portin e Durrësit

Një sasi prej 300 kilogramë kokaine është kapur në portin e Durrësit. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë. Ndërkohë Lapsi.al sjell pamjet ek...

16:18

Gjirokastër/ Marrin flakë varrezat publike

Varrezat publike në Gjirokastër janë përfshirë nga flakët pasditen e kësa të premte. Shkak mendohet të jenë bërë temperaturat e larta si dhe qirinjtë që të a...

15:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI