Flash

Dalin pamjet, ky është kamioni me 300 kg kokainë në Portin e Durrësit (VIDEO)

Lapsi.al 18 June 2021
Dalin pamjet, ky është kamioni me 300 kg kokainë në Portin e

Një sasi prej 300 kilogramë kokaine është kapur në portin e Durrësit. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë. Ndërkohë Lapsi.al siguron pamje ekskluzive të kamionit ku është lënda narkotike.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike. Si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësi, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje një kamion transit me targa të Maqedonisë së Veriut.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamionin që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi N. A., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut..

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

[video width="576" height="316" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/WhatsApp-Video-2021-06-18-at-16.45.23-1.mp4"][/video]

[video width="576" height="316" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/WhatsApp-Video-2021-06-18-at-16.45.51-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Kapen 300 kg kokainë në portin e Durrësit

Një sasi prej 300 kilogramë kokaine është kapur në portin e Durrësit. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë. Ndërkohë Lapsi.al sjell pamjet ek...

16:18

Gjirokastër/ Marrin flakë varrezat publike

Varrezat publike në Gjirokastër janë përfshirë nga flakët pasditen e kësa të premte. Shkak mendohet të jenë bërë temperaturat e larta si dhe qirinjtë që të a...

15:42

Mbytet një turist i huaj në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Vlorës. Bëhet fjalë për një turist austriak, rreth 60 vjeç i cili ka humbur jetën, rrugës për në spital. Ndë...

12:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI