Flash

Rrëfimi tronditës i pilotit grek që mbyti studenten: E shtrëngoja gjithmonë e më shumë sepse doja të më dëgjonte

Lapsi.al 18 June 2021
Rrëfimi tronditës i pilotit grek që mbyti studenten: E

Vazhdojnë të dalin në dritë detaje tronditëse nga krimi i rëndë në Greqi. Bashkëshorti grek i britanikes Caroline Crouch, ka pranuar përpara policisë se ka thurur planin për të mbuluar vrasjen e saj.

Babis Anagnostopoulos tha se ai inskenoi një grabitje të dhunshme pasi nuk donte të shkonte në burg. “Nuk doja të shkoja në burg, për shkak se doja të rrisja vajzën time,” tha ai përpara detektivëve. Babis tha se ai e vrau të shoqen pas një sherri. Ajo e kishte kërcënuar me divorc dhe se do i merrte vajzën. Ndërkohë mediat kanë publikuar pamjet kur Babis del përpara gjykatës. Ai kishte veshur një jelek antiplumb.

Në mënyrë tronditëse, ai tha se kishte menduar edhe të zhdukte trupin e bashkëshortes 20-vjeçare.

“Kërkoj ndjesë për të gjithë ata persona që kam lënduar. Ajo që kam bërë nuk është e justifikueshme. Por sjellja e saj ndryshoi pasi lindi fëmijën. Ajo u bë agresive,” tha ai.

Më pas ai rrëfen momentet e tmerrshme të asaj nate kur mbyti të shoqen.

“Ajo nisi të dridhej dhe po tentonte të më largonte duart. I thashë se vajza duhet të shkonte sipër dhe të flinte. Caroline vazhdonte të dridhej, teksa unë e shtrëngoja gjithmonë e më shumë sepse doja të më dëgjonte. Ajo dridhej. Vazhdoja ta mbaja fort në krahë derisa e kuptova se nuk po lëvizte më. Tentova ta zgjoja. Më kot. I humba të dyja. Çfarë do ndodhte me fëmijën tim? Mendova të zhduk trupin. Për ta bërë më të besueshme, duhet të vrisja qenin. Askush nuk do e besonte se do lëndoja qenin. Dua që gjithkush të kuptojë se gjithçka bëra më pas, e bëra që Lydia të mos humbiste edhe babain”.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/Eru5zU9lA5g8Wb1WNFOJ_18_321dca6e9749891e3c238dadcd36a51a_video_360p_converted.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI