Flash

Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: Vetëm 3 raste të reja, asnjë jetë e humbur

Lapsi.al 18 June 2021
Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: Vetëm 3 raste të reja,

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e koronavirusit për 24 orët e fundit. Sipas të dhënave zyrtare, janë shënuar 3 raste të reja, ndërsa nuk ka viktima. Rastet janë 2 në Lezhë dhe 1 në Skrapar.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3027 testime, 8 të shëruar, 3 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.

Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 3

Të shëruar në 24 orë 8

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3027

Testime totale 771,586

Raste pozitive 132,484

Raste të shëruara 129,903

Raste Aktive 127

Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 42

Tiranë 36

Berat 12

Durrës 11

Lezhë 8

Elbasan 5

Gjirokastër 4

Korçë 3

Dibër 3

Kukës 2

Fier 1

Të këshilluara

Kapen 300 kg kokainë në portin e Durrësit

Një sasi prej 300 kilogramë kokaine është kapur në portin e Durrësit. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë. Ndërkohë Lapsi.al sjell pamjet ek...

16:18

Gjirokastër/ Marrin flakë varrezat publike

Varrezat publike në Gjirokastër janë përfshirë nga flakët pasditen e kësa të premte. Shkak mendohet të jenë bërë temperaturat e larta si dhe qirinjtë që të a...

15:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI