Flash

Krahu i djathtë i Entoni Blinken vjen në Tiranë, zbulohet kë do takojë

Lapsi.al 18 June 2021
Krahu i djathtë i Entoni Blinken vjen në Tiranë, zbulohet kë

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, do të shkojë në Itali, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës në Tiranë, më 30 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA - Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë.

Më 1 korrik, zoti Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën "Rruga drejt Prespës", ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin.

Po në Ohër, ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë periudhës 22 - 29 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të shoqërojë Sekretarin Blinken në udhëtimin drejt Berlinit, Parisit, Romës, Vatikanit, Barit dhe Materas. /VOA

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI