Flash

Dy shqiptarëve në Skoci u kapet shtëpia e barit, vlera 9.5 mln stërlina

Lapsi.al 19 June 2021
Dy shqiptarëve në Skoci u kapet shtëpia e barit, vlera 9.5 mln

Krahas Anglisë grupet kriminale shqiptare, e kanë shtrirë kultivimin e kanabisit nëpër shtëpi edhe në Skoci.

Sipas të përditshmes The Sun, publikimi për Skocinë, dy shqiptarë janë gjetur fajtorë, pasi u arrestuan brenda një godine, e kthyer për rritje kanabisi.

Prokuroi çështjes i tha gjykatës se Ogres Rizaj, 28 vjeç dhe Agustin Grembi, 26 vjeç punonin brenda këtij ambient ku sasia e rrënjëve të kanabisit, kapte vlerën rekord të 9.5 milion stërlina.

Në këtë ambient në periferi të Glasgow policia sekuestroi 3.000 rrënjë kanabis.

Sipas policisë kjo sipërmarrje kriminale, ishte një organizim i një niveli të madh dhe sofistikuar.

Në Gjykatën e Lartë në Glasgow, shkruan The Sun, Rizaj dhe Grembi që të dy emigrantë ilegal pranuan akuzat për prodhim droge.

Një tjetër person i njohur si Danny, kishte paguar 5.000 stërlina për të marrë me qira këtë ambient në vitin 2020.

Prokurori Euan Cameron tha në gjykatë se: “ambienti i marrë me qera ishte ndarë në 13 dhoma duke e kthyer objektin në një njësi industriale, rritje kanabisi.

Po sipas prokurorit Cameron, vlera e shitjes të kësaj sasie kanabisi të mbjellë shkon 6.5 milion stërlina deri 9.44 milion stërlina./Tch

Të këshilluara

Aksident në Kukës, plagoset rëndë shoferi

Një automjet ka dalë nga rruga mëngjesin e së shtunës dhe për pasojë i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të minierës ...

10:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI