Flash

Korrupsioni, bashkë me prokurorin e Sarandës i arrestuar dhe një oficer policie

Lapsi.al 19 June 2021
Korrupsioni, bashkë me prokurorin e Sarandës i arrestuar dhe një

Prokurori i Sarandës, Sali Hasa së bashku me një oficer të policisë gjyqësore u arrestuan bazuar në një dosje që i kushtoi karrierën edhe gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha e cila ndodhet nën arrest në burgun e grave.

Me dyshimet se u korruptua dhe pushoi akuzën e plagosjes kundër një të riu, prokurori Sali Hasa është mes gjashtë të arrestuarve të dosjes së SPAK, që këmbëngul se nga përgjimet zbuloi jo vetëm afera në drejtësi por edhe trukim të ndeshjes së futbollit Përmet – Selenicë.

Një dosje droge dhe e një grupi kriminal në pergjime, rrëzoi në fillim ish-gjyqtaren Hoxha duke përfshirë edhe mjekë nën hetim dhe në finale çështja e veçuar e Sarandës i dha të njëjtën faturë edhe prokurorit Hasa. SPAK thotë se prokurori u korruptua në një çështje nën hetim prej tij, kurse oficeri Napolon Hodaj ushtroi ndikim të paligjshëm në një çështje tjetër.

Sëbashku me ta dyshohen se ndikuan edhe Emiliano Mirani dhe Julian Zera për të cilet u vendos njeherazi arrest me burg në mungesë, kurse për gruan që ndërhyri për të vëllain ishte shpallur arrest në shtëpi. Veç tyre , i implikuar shikohet edhe Hysen Korenica mbasi dyshohet se përpiloi ekspertizë të rremë për të dëmtuarin.

Episodi i tretë i zbuluar nga SPAK lidhet me prangosjen në të njëjtën valë arrestimesh të Qerim Ruçit, arbitër i ndeshjeve të futbollit, dhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv “Përmeti”, që të dy të dyshuar për Paracaktim të rezultateve në garat sportive ./TCH

Të këshilluara

Aksident në Kukës, plagoset rëndë shoferi

Një automjet ka dalë nga rruga mëngjesin e së shtunës dhe për pasojë i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të minierës ...

10:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI