Flash

IKMT nis shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Durrës, 4 objektet e para te Kepi i Rodonit

Lapsi.al 19 June 2021
IKMT nis shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Durrës, 4 objektet

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e ka nisur sot me shembjen e ndërtimeve pa leje në Durrës. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa publikon një video thotë se fillimisht janë shembur 4 objekte në Kepin e Rodonit. Sipas tij, kontrolli i territorit do të ngrihet në një tjetër nivel duke përdorur teknologjinë, ndërkohë që janë ashpërsuar ndëshkimet në Kodin Penal për ata që ndërtojnë pa leje duke përfshirë të gjithë zinxhirin ndërtimor.

"#BregdetiYnë - IKMT ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Durrës. 4 objektet e para u shembën në Kepin e Rodonit. Ky operacion do të zhvendoset më tej pëgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit. Në këto dy javë të para kemi shembur dhjetra objekte pa leje edhe në Ksamil, Shëngjin e Velipojë. Krahas ashpërsimit të Kodit Penal kur është fjala te ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit, ne do ta ngremë një një tjetër nivel kontrollin e territorit duke përdorur teknologjinë më të fundit e jo vetëm, si dhe nuk do të tolerojnë askënd që guxon të zaptojë çdo metër katror tokë kudo qoftë, në bregdet jo e jo, por as në zonat e mbrojtura apo gjetkë", shprehet ministri Çuçi.

Veç shembjes së dhjetra objekteve IKMT ka vendosur deri më tani 67 milionë lekë të reja gjoba për 44 subjekte. Pritet që këto shifra të rriten teksa operacioni do të shtrihet edhe në zona të tjera të bregdetit. Më pas pastrimi i territorit do të vijojë në zonat e mbrojtura dhe përgjatë akseve kombëtare.

Të këshilluara

Aksident në Kukës, plagoset rëndë shoferi

Një automjet ka dalë nga rruga mëngjesin e së shtunës dhe për pasojë i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të minierës ...

10:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI