Flash

Mbyllet gjyqi për dosjen "339"/ Zbulohen dënimet për 21 komisionerët

Lapsi.al 21 June 2021
Mbyllet gjyqi për dosjen "339"/ Zbulohen dënimet për 21

Mbyllet gjykimi për dosjen 339 në gjykatën e Durrësit. Janë dënuar me burg 21 komisionerët e Shijakut për akuzat e krimeve zgjedhore të ngritura nga prokuroria për zgjedhjet e vitit 2017.

Mësohet se prokuroria e përfaqësuar nga Afrim Shehu kërkoi dënim me burg dhe gjykata vendosur t’i shpallë fajtorë për akuzat.

Ndërkohë, disa prej të pandehurve kanë pranuar fajin dhe kanë përfituar ulje me një të tretën e dënimit.

EMRAT: 

Shpëtim Marku, denohët 2.6 vjet ulet ne 1.8 vjet

Redi Hysa, 2.6 vite, i mbeten 1.8 vite

Indrit Bici, 2.6 vjet, i mbeten 1.8

Orkida Lala, 1.6 vite, mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar.

Jakup Bregu, 2.6 vite, i mbeten 1.8

Qemal Domi dënohët me 3 vite burg, i mbeten 2 vite plus 4 vjet me kusht

Qemal Domi, dënohët me 1.6 vite, i mbetet 1 vit

Amarild Zeza, dënohet me 4 .6 vite burg, i mbeten 3 vjet

Të gjithë të tjerët janë dënuar me tre vjet heqje lirie iu mbeten 2 vjet denim nga gjykimi i shkurtuar.

Pervec denimit me burg gjykata Durrës ka vendosur te denoje edhe me heqjen e te drejtës se ushtrimit te funksioneve publike per 5 vjet te gjithë ish komisionereve.

21 komisionerë të përfshirë të partive kryesore dhe më të vogla, PS, PD, LSI dhe PR, 8 janë në arrest shtëpie.14 prej tyre janë nga opozita (PD, LSI, PR) dhe 7 nga PS.

11 nga komisionarët janë në burg, 8 janë në arrest shtëpie dhe 3 po hetohen në masën detyrim paraqitje. I hetuari i 22-të është një qytetar, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri.

Sipas SPAK, që udhëhoqi hetimet ne vitin 2020 , në qendrën e votimi në Shetel, ata kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur pranë tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të cilët nuk kanë qenë në Shqipëri, ditën e zgjedhjeve.

I njëjti skenar është zbatuar edhe në dy qendrat e votimit në fshatin Rubjek. Në njërën prej tyre është votuar për 7 shtetas që nuk kanë qenë në Shqipëri ndërsa në tjetrën për 23 persona, edhe ata jashtë vendit tonë ditën e zgjedhjeve.

I përfshirë ka qenë edhe shtetasi Armelin Zeka, që ashtu si edhe komisionerët zgjedhor akuzohet për veprën penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1508

Shpëtim Stafa-PD-kryetar

Elidon Stafa-PS-kryetar

Ramiz Tuda-PS

Alfred Marku-PD

Ervis Biba-PD

Emilijan Tuda-LSI

Redi Hysa-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1335

Bashkim Allushi-PS-kryetar

Jakup Bregu-PD-sekretar

Altin Lala-PS

Kasem Lala-PS

Kujtim Uruçi-PD

Zyhra Lala-LSI

Qemal Domi-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1336

Basir Bregu-PD-kryetar

Indrit Bici-PS-sekretar

Agim Lala-PS

Qazim Lala-PD

Oriada Lala-LSI

Bujar Sula-PD

Mehdi Lala-PR

/BW

Të këshilluara

Tritol mobilerisë në Lezhë

Një mobileri ishte shënjestra e një shpërthimi tritoli që ka tronditur mesnatën e mbrëmshme zonën në rrugën Lezhë - Milot. Një sasi lënde plasësë ka shpërthy...

10:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI