Kryeministri Edi Rama është justifikuar për vendimin që të mbajë mandatin si deputet në qarkun e Durrësit. Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se pavarësisht se do të mbajë mandatin në Durrës, nuk do të ndahet kurrë nga Vlora.
“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt #Shqipërinë2030,”-shkruan Rama.