Një viktimë dhe pesë raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila theksoi se janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.
Sipas saj, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë.
Po ashtu, po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare, 63 vjeç nga Saranda.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (7 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2103
Testime totale 740,575
Raste pozitive 132,384
Raste të shëruara 129,702
Raste Aktive 230
Humbje jete 2,452
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 60
Shkodër 54
Berat 33
Korçë 25
Lezhë 20
Elbasan 14
Vlorë 7
Gjirokastër 6
Durrës 4
Kukës 3
Fier 2
Dibër 2
