Flash

Taulant Balla për protestuesit: Janë mbeturina sociale!

Lapsi.al 2 July 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, iu përgjigj protestës së zhvilluar jashtë Kuvendit me një gjuhë përçmuese ndaj një pjese të protestuesve, të cilët i etiketoi si “mbeturina sociale dhe politike”.

Duke folur për mediat pas përfundimit të seancës plenare, nga salla e Parlamentit, Balla bëri dallimin mes atyre që i quajti “protestues të vërtetë” dhe personave që, sipas tij, ushtruan dhunë. Ai tha se protestat e 28 ditëve të fundit kishin qenë pa incidente dhe me pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve, ndërsa protesta e sotme ishte e ndryshme.

“Nuk mund të zbrazemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë se Parlamenti duhet të shpërndahet”, deklaroi Balla.

“Këtu kemi qenë 28 ditë, pse 28 ditë nuk pati asnjë akt dhune dhe pjesëmarrja e qytetarëve ishte me e madhe. Po e them para jush PS, qeverisja e saj pas pak ditësh do të vijë momenti kur do të vijë momenti kur do të ulet me protestuesit e vërtetë, ata që u ngritën për natyrën, ata që ngrihen ose mbështesin në heshtje protestën për pjesën e arrogancës e çdo punonjësi të shtetit. Protestuesit e vërtetë ndahen qytetarët që mbushin bulevardin dhe një grup kriminal me precedent të rrezikshëm kriminal.”

Etiketimi “mbeturina sociale dhe politike” është një nga cilësimet më fyese të përdorura deri tani nga një drejtues i lartë i mazhorancës ndaj protestuesve. Ky formulim denigrues, tregon se në mendësinë e politikanëve të mazhorancës, protestuesit nuk janë qytetarë që kanë të drejta për të protestuar, por se ata janë elementë të pavlerë për shoqërinë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI