Flash

Gazeta belge: Rama gjithnjë e më i izoluar, ‘Revolucioni i Flamingove’ trondit regjimin

Lapsi.al 2 July 2026

Me qindra media ndërkombëtare vazhdojnë t’i bëjnë jehonë protestave në Shqipëri.

Gazeta belge La Libre thekson që në titull se ‘Revolucioni i Flamingove’ po e trondit regjimin e Edi Ramës.

“"Një Shqipëri e re po lind", pohojnë njëzëri protestuesit, shumica prej tyre shumë të rinj. Ditët e fundit, diaspora shqiptare, e cila ka nisur të kthehet në vend për pushimet verore, është bashkuar masivisht me marshimet, ndërsa mobilizime me nismën e saj po vazhdojnë në të katër anët e botës, në Francë, Belgjikë, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara,” shkruan gazeta.

Sipas saj, Edi Rama është i dobësuar.

“Edi Rama ka zgjedhur t'i përgjigjet lëvizjes protestuese, që po e sfidon, me fyerje dhe sulme verbale, duke denoncuar "ndërhyrje të huaja" misterioze dhe duke pretenduar se lëvizja drejtohet madje nga "armiq të Shqipërisë dhe të Izraelit". Kryeministri socialist i Shqipërisë mban marrëdhënie shumë të ngushta me qeverinë e Benjamin Netanyahut dhe nuk heziton të akuzojë të gjithë kritikët e tij për antisemitizëm. Për ta plotësuar këtë narrativë, ai përmendi më pas edhe mundësinë e ndërhyrjeve iraniane, por pa këmbëngulur shumë në këtë skenar pak të besueshëm,” shkruan gazeta.

“Javën e kaluar ai shkoi në Paris për të kërkuar mbështetjen e "mikut" të tij, Macron. Deri tani, Edi Rama ka gëzuar një lloj "çeku të bardhë" nga partnerët e tij evropianë, pasi ka harmonizuar politikën e jashtme të Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian. Megjithatë, devijimet nga shteti i së drejtës po kritikohen gjithnjë e më shumë nga disa ambasada perëndimore në Tiranë, ndërsa afrimi i tij me administratën Trump po krijon gjithnjë e më shumë shqetësime. Edi Rama është gjithashtu anëtar i "Këshillit për Paqen", të krijuar nga presidenti amerikan".

"Ish-i burgosuri i diktaturës staliniste dhe një nga zërat moralë të Shqipërisë, shkrimtari Fatos Lubonja, shpjegon se Edi Rama i konsideron këto mbështetje ndërkombëtare si "sigurimin politik të jetës". Megjithatë, kryeministri shqiptar është gjithnjë e më i izoluar dhe më i dobësuar. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat vendase, mbledhja e fundit me dyer të mbyllura e Partisë Socialiste ka qenë veçanërisht e tensionuar,” thekson media belge.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI