Flash

Inceneratori i Tiranës/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 10 të pandehurit

Lapsi.al 2 July 2026

SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Tiranës, duke kaluar në gjyq 10 të pandehurit. Të pandehurit janë: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Dashamir Ymeraj, Arjola Kodra, Denisa Tollkucci, Elton Bualli, Endrit Habilaj, Renato Nallbani, Giuseppe Ciaffaglione dhe Marc Richard Lappat.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat “Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, ndaj tyre.

Organi i akuzës ka arritur të zbulojë se abuzimet e kryera nga këta persona kapin vlerën e 30 milionë eurove. Këta persona janë hetuar në mungesë, pasi në qershorin e vitit 2024, kur u lëshuan masat e sigurisë nga Prokuroria e Posaçme, policia nuk mundi të ekzekutonte asnjërën prej tyre. Ky është një nga fraksionet e inceneratorit të Tiranës, ndërkohë vijojnë hetimet për fraksionin tjetër me disa të pandehur të tjerë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI