Flash

Autoboti me ujë afrohet te protesta para parlamentit, kthehet në shënjestrën e sulmit me vezë

Lapsi.al 2 July 2026

Protesta para Kuvendit është shoqëruar me tensione ende pa nisur seanca plenare. Siç e kishin paralajmëruar, një grup qytetarësh janë mbledhur sërish para organit ligjvënës. Një autobot me ujë është afruar pranë hyrjes së parlamentit nga ana e pedonales, menjëherë pas kordonit të policisë. As ai nuk u kursye nga tubuesit, të cilët i hodhën vezë.

Një pjesë e deputetëve të PS ishin futur në sallë më herët, por kalimi i disa ligjvënësve të tjerë socialistë bëri që qytetarët të nisin të hidhnin me vezë. 5 protestues kishin arritur të kalojnë kordonin e sigurisë dhe nisën me sulme, çka bëri që policia të ndërhyrje menjëherë për shoqërimin e tyre. 

Makinës së kryetarit të Kuvendit, iu hodh miell e vezë. Ndërsa ndaj të tjerëve socialistë që futeshin në sallë, si Ardit Bido, Ervin Demo apo Blendi Klosi protestuesit që ndodheshin jashtë perimetrit të sigurisë hodhën vezë për t’i sulmuar.  

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI