
Protestuesit kanë nisur revoltën e tyre para Kuvendit ditën e sotme. Një pjesë e deputetëve të PS ishin futur në sallë më herët, por kalimi i disa ligjvënësve të tjerë socialistë bëri që qytetarët të nisin të hidhnin vezë. Ata qëlluan me vezë dhe miell automjetin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Ndaj socialistëve që do të futeshin në sallë, si Ardit Bido, Ervin Demo apo Blendi Klosi protestuesit që ndodheshin jashtë perimetrit të sigurisë hodhën vezë në shenjë zemërimi ndaj qeverisë.
5 protestues kaluan kordonin e sigurisë, çka bëri që policia të ndërhynte menjëherë për shoqërimin e tyre. Ndërkohë, zona rreth Kuvendit vazhdon të mbetet e mbushur me forca të shtuara sigurie.