Flash

Raporti i pavarur i PNUD: Nevojitet forcim i kapaciteteve institucionale për qëndrueshmërinë e reformave

Kapacitetet e dobëta dhe fragmentimi institucional mbetet një nga pengesat kryesore për ndikimin afatgjatë të reformave në Shqipëri, sipas

Lapsi.al 2 July 2026

Kapacitetet e dobëta dhe fragmentimi institucional mbetet një nga pengesat kryesore për ndikimin afatgjatë të reformave në Shqipëri, sipas raportit të pavarur të PNUD (Programi i Zhvillimit Kombeve të Bashkuar) për vlerësimin e programit në Shqipëri që u publikua së fundmi.

PNUD thekson se ka ndihmuar në ngritjen e kornizave ligjore, politikave dhe institucioneve në fusha si shërbimet sociale, mjedisi, qeverisja, drejtësia dhe barazia gjinore, por qëndrueshmëria e rezultateve kufizohet nga përfshirja jo e plotë e reformave në strukturat e përhershme shtetërore.

Sipas PNUD shumë reforma mbeten ende të lidhura me projektet dhe jo me mekanizma të qëndrueshëm shtetërorë. Ndryshimet e mandateve institucionale, rotacioni i lartë i stafit dhe kapacitetet e kufizuara, sidomos në nivel bashkish, kanë dobësuar vijueshmërinë e praktikave të reja.

Edhe pse qeveria ka rritur numrin e punonjësve në administratë dhe shpenzimet ndaj tyre Programi i OKB-së në Shqipëri vë në dukje se varësia e vazhdueshme nga PNUD për koordinim, mirëmbajtje sistemesh apo mbështetje teknike.

Një nga shembujt më të qartë lidhet me sistemet e të dhënave. Raporti përmend se disa sisteme menaxhimi funksionojnë paralelisht, pa mes tyre, si Regjistri i Shërbimeve të Kujdesit Social, Regjistri i Ndihmës Ekonomike dhe REVALB, sistemi për menaxhimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore. Kjo e bën më të vështirë monitorimin e politikave, koordinimin ndërmjet institucioneve dhe krijimin e një ndikimi të përbashkët .

Problemi duket se ka burim institucional. Sipas PNUD fragmentimi vjen pjesërisht nga koordinimi i kufizuar ndërmjet departamenteve brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Për shembull, sistemet që lidhen me dhunën me bazë gjinore dhe ato të kujdesit social janë zhvilluar veçmas, megjithëse në praktikë adresojnë shpesh të njëjtat kategori vulnerabël.

Rotacioni i stafit është një tjetër dobësi e përsëritur. Raporti thekson se lëvizjet e shpeshta të koordinatorëve vendorë dhe punonjësve të policisë krijojnë nevojë të vazhdueshme për trajnime të reja dhe dobësojnë kujtesën institucionale.

Në nivel vendor, raporti evidenton të njëjtën problematikë edhe në menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë. Bashkitë më të vogla përballen me mungesë burimesh njerëzore, rotacion stafi, ekspertizë të kufizuar teknike dhe boshllëqe infrastrukturore. Për këtë arsye, disa prej tyre kanë kërkuar që prefekturat të marrin më shumë funksione koordinuese, për të siguruar ekonomi shkalle dhe efikasitet më të lartë në menaxhimin e emergjencave.

PNUD paralajmëron se pa koordinim më të fortë ndërinstitucional, pa sisteme të ndërvepruese te të dhënave dhe pa financim të qëndrueshëm publik, reformat rrezikojnë të mbeten të fragmentuara dhe të varura nga projektet e donatorëve.

Për Shqipërinë, kjo merr rëndësi edhe më të madhe në prag të integrimit europian, ku administrata do të duhet të provojë jo vetëm aftësi për të hartuar reforma, por edhe për t’i zbatuar, monitoruar dhe financuar ato në mënyrë të qëndrueshme, vë në dukje institucioni ndërkombëtar i zhvillimit./Monitor

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI