Flash

Jep dorëheqjen nënkryetarja e Gjykatës në Elbasan: 'U bëra kokë turku për qëllimet e të tjerëve'

Lapsi.al 7 June 2021
Jep dorëheqjen nënkryetarja e Gjykatës në Elbasan: 'U

Ndërsa në KLGJ ka nisur seanca dëgjimore për procedimin disiplinor të kërkuar nga ILD-ja, për shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares në Gjykatën e Elbasanit.

Me argumentin për të mos penguar hetimin e ILD-së, Kapedani njoftoi dorëheqjen nga posti në gjykatën e Elbasanit. Kapedani e nisi fjalën e saj me një ndjesë publike, ndërsa kërkoi nga anëtarët e KLGJ gjykim të drejtë.

“Po e nis mbrojtien me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dal para jush. Kjo për shkak të një vendimi të dhënë nga unë që më ndjek e përndjek edhe sot. Ju kërkoj ju antarë të më gjykoni gjakftohtë. Mos lejoni që unë që të sakrifikohem për qëllime të tjera, po ashtu mos u ndikoni nën presionin e etheve të klikimeve dhe bota e krimit të ndikojne tek vendimi juaj.

A keni ju nje rezultat si është Kapedani si gjyqtare, si profesioniste, si e kam menaxhuar gjykatën, a keni ju dijeni që ka ndryshuar gjykata e Elbasanit. Kam besuar në drejtësinë njerëzore, por më shumë në drejtësinë e ligjit, u bëra kokë turku e atyre që nëpërmjet meje donin që të arrinin qëllimet e tyre. Askujt nga ju si ka ndodh të degjoj këngë me karaktere të ndryshme, në cilin vend dënohet një gjyqtare, shkarkohet një gjyqtare që i publikohen videot e saj private pyetja është kë kam ‘shkelur unë në kallo’ tha Kapedani e prekur gjatë seancës në KLGJ.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI