Flash

Krimi pranë Gjykatës së Tiranës/ Fëmijët e çiftit: Mamaja na rrihte dhe kërcënonte se do të na hidhte nga ballkoni

Lapsi.al 7 June 2021
Krimi pranë Gjykatës së Tiranës/ Fëmijët e

Fëmijët e Dhurata Saliajt dhe Kudret Saliajt, ky i fundit viktimë e vjerrit të tij në një atentat pranë Gjykatës së Tiranës, kanë pohuar se nëna e tyre ishte e dhunshme dhe se i kërcënonte. Djali ka thënë se disa herë e ka kapur mamanë duke i dërguar mesazhe dashurie personave të ndryshëm dhe se kjo e fundit e ka kërcënuar se do e mbyste me litar nëse do të fliste.

"Mamaja nuk sillet mirë me mua, më godet dhe më ka thënë do të vras do të mbys me litar. Kam parë disa mesazhe që ajo i dërgon personave të ndryshëm ku i shkruante 'o zemra ime, te dua shumë, kur do të takohemi' dhe për këtë ajo sillet ashpër me mua", ka deklaruar para gjykatës djali i mitur.

Edhe vajza e mitur e të kallzuarës ka pranuar se Dhurata Saliaj i dhunonte të dy fëmijët dhe përdorte kërcënime si hedhja nga ballkoni nëse ata do t’i tregonin të atit.

“Mamaja ka rreth 3 muaj që nuk sillet mirë me të vëllanë e vogël, na kanos me fjalë, më ka qëlluar në fytyrë, më ka pickuar ndërsa vëllanë e ka goditur me brryl në pjesën e sipërme të vetullës dhe më pas i ka thënë nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni”, thuhet në dëshminë e vajzës.

Kujtojmë që Dhurata Saliaj është arrestuar së bashku me babai e saj Mexhit Picari, si bashkëpunëtore në vrasjen e ish-bashkëshortit të vet Kudret Saliaj.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI