Flash

Protesta para Kuvendit, përplasje me policinë me thirrjet "Arrestoni Ramën" (VIDEO)

Dhuna, arrestimet dhe përplasjet me Policinë shënuan protestën para Parlamentit, ndërsa deputetët u pritën me vezë dhe sharje nga protestuesit.

Lapsi.al 2 July 2026

Protesta para Kuvendit këtë të enjte shoqërua me tensione të forta, përplasje fizike, arrestime dhe dhunë të policisë, ndërsa zona përreth parlamentit u kthye në një perimetër të blinduar.

Që në orët e para të mëngjesit, protestuesit u përplasën me forcat e rendit, duke hedhur vezë dhe miell në drejtim të godinës së Kuvendit dhe deputetëve që po hynin në seancën plenare. Për këtë arsye, disa deputetë socialstë janë përpjekur të hyjnë nga hyrje dytësore dhe tretësore të kuvendit duke u fshehur nga protestuesit. 

Gjatë përplasjes me policinë, protestuesit shkulën gardhin metalik, ndërsa efektivët u kundërpërgjigjën me spraj dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Përplasjet vijuan për disa orë dhe sollën arrestimin e disa protestuesve.

Tensioni nuk u kursye as ndaj deputetëve. Përfaqësues të mazhorancës u përpoqën të hynin në Kuvend duke shmangur hyrjet kryesore, madje disa tentuan të kalonin përmes ambienteve të qendrës tregtare pranë Parlamentit për t’iu shmangur protestuesve. Të tjerë u pritën me breshëri vezësh, mielli dhe me thirrje fyese nga turma.

Edhe deputetët e opozitës, që vendosën të bojkotonin seancën parlamentare u përballën me reagimin e protestuesve, të cilët i pritën me thirrjet “Opozitë e shitur”, duke e shtrirë revoltën ndaj gjithë klasës politike.

Paralelisht me tensionet jashtë Kuvendit, Policia zhvilloi ndërhyrje edhe në lokalet përreth Parlamentit. Efektivë të shumtë hynë në ambientet e disa bareve dhe lokaleve në zonë, ku ndaluan dhe shoqëruan protestues që ndodheshin aty, veprim që u shoqërua me kundërshtime dhe akuza për përdorim të forcës.

Pamjet e shpërndara nga vendngjarja tregojnë policë që hyjnë në ambiente private dhe nxjerrin me forcë disa prej protestuesve.

Ndërsa seanca plenare zhvillohej nën masa të jashtëzakonshme sigurie, jashtë Kuvendit protesta vijoi mes përplasjeve me policinë, arrestimeve dhe thirrjeve të vazhdueshme kundër qeverisë dhe Parlamentit.

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI