Përmirësimi i situatës së pandeminë në vendin tonë ka bërë që autoritetet të vendosin mbylljen e një tjetër spitali që më herët ishte dedikuar për pacientët e infektuar me Sars Cov-2. Nga java e ardhshme Sanatoriumi i rikthehet funksionit të tij të mëparshëm si spital i sëmundjeve të mushkërive.
Më herët, ministria vendosi të mbyllë spitalet 3 dhe 4 si dhe pavijonet Covid në 4 spitale rajonale. Megjithatë, ministrja Manastirliu ka bërë me dije se këto spitale do të vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri në rast të një përkeqësimi të mundshëm të situatës.