Flash

Kanabis, grabitje dhe konflikte, 7 persona arrestohen për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 2 June 2021
Kanabis, grabitje dhe konflikte, 7 persona arrestohen për vepra të

Shtatë persona në Tiranë kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Policia ka vënë në pranga tre të rinj pasi gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar sasi lëndë e dyshuar kanabis.

Përkatësisht janë arrestuar Y. K., 20 vjeç, E. K., 20 vjeç dhe M. I., 19 vjeç.

Gjithashtu për një tjetër ngjarje është arrestuar 23-vjeçari pasi në datën 23.05.2021 ka grabitur një dyqan në rrugën e “Kavajës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë po ashtu bënë arrestimin e 31 vjeçarit A.M., dhe u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.Sh., 41 vjeç, sepse më datë 01.06.2021, në fshatin Vrrozen, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grusht shtetasin M. B.

Nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë ndalimi i shtetasit M. P., 48 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” ;

Po nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë arrestimi në flagrancë I. R., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Tiranë/Informacion

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

-Y.K., 20 vjeç, E. K., 20 vjeç dhe M. I., 19 vjeç pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë ndalimi për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” i shtetasit K. T., 23 vjeç, pasi me datë 23.05.2021, në rrugën e “Kavajës” ka vjedhur me dhunë një dyqan. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 31 vjeç dhe u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.Sh., 41 vjeç, sepse më datë 01.06.2021, në fshatin Vrrozen, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grusht shtetasin M. B.

Nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë ndalimi i shtetasit M. P., 48 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” ;

Po nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë arrestimi në flagrancë I. R., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI