Gjykata e Lartë ka shpallur moskomeptencë për çështjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu duke ia kaluar Gjykatës së Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit, GJKKO.
Tri javë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i kërkoi Gjykatës së Lartë të nisë procesin e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes.
Bëhet fjalë për çështjen e shpërthimit të municioneve në fabrikën e demontimit në Gërdec, kur Fatmir Mediu ishte ministër i Mbrojtjes në kabinetin Berisha.