Flash

GJKKO urdhëron procedim penal ndaj anëtarit të KLGJ, Alban Toro

Lapsi.al 26 May 2021
GJKKO urdhëron procedim penal ndaj anëtarit të KLGJ, Alban Toro

GJKKO urdhëron procedim penal ndaj avokatit dhe anëtarit të KLGJ, Alban Toro. Vendimi për Alban Toron është dhënë nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi

GJKKO kërkon nisjen e procedimit penal për falsifikim dokumentesh. Media denoncoi falsifikimet e anëtarit të KLGJ, teksa ai u padit në SPAK nga Shoqata e avokatëve anti -korrupsion.

Pas padisë, SPAK vendosi mosfillimin e procedimit penal, ndërkohë që vendimi i SPAK u rrëzua nga Gjykata e Posaçme. Sipas akuzës Toro ka gënjyer Kuvendin për punën e tij si avokat dhe u zgjodh në KLGJ në kundërshtim me ligjin.

Sipas ligjit anëtari i KLGJ duhet të ketë 10 vite pune avokat pa ndërprerje. Skandali i përzgjedhjes së Alban Toros u zbulua muaj më parë. Toro ka falsifikuar të dhënat, që kanë të bëjnë me ushtrimin e profesionit si avokat 10 vite pa ndërprerje, ashtu siç është përcaktuar në ligj. Duke iu referuar të dhënave të qendrës kombëtare të biznesit rezulton se Alban Toro nga data 02 Mars 2010 deri në datën 20 shtator 2011 e ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit si avokat për afro 1 vit e gjysmë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI