Flash

Tritol banesës së kreut të demokratëve në Shijak, reagon PD: Akt kriminal i papranueshëm

Lapsi.al 24 May 2021
Tritol banesës së kreut të demokratëve në Shijak,

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi në banesën e drejtuesit të selisë blu në Shijak. Partia Demokratike e ka konsideruar ngjarjen e rëndë si një akt kriminal të papranueshëm. Selia Blu bën thirrje për zbardhje urgjente të çështjes dhe të vihen para drejtësisë autorët. Kujtojmë që, lënda plasëse është vendosur në portën e banesës së shtetasit Ilgnor Vora. Bëhet me dije se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

"Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve.  Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve", thuhet në deklaratën e PD-së.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, në lagjen “Kodra”, në Shijak.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI