Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku burri vrau gruan. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Koço Buzo, 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases Liljana Buzo, 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.