Flash

New York Times shkruan artikull për Prince Coffee House (VIDEO)

Lapsi.al 3 May 2021
New York Times shkruan artikull për Prince Coffee House (VIDEO)

Ndonëse është hapur thuajse para një dekade "Prince Coffee House" ka arritur të shtrihet në të gjithë Kosovën.

Por përveç kësaj, "Prince Coffee House" është në rrugë të mirë të shndërrohet në brend global, njofton Klan Kosova.

Hapja e ”Prince Coffee House” në New York bëri bujë të madhe.

Gazeta prestigjioze, New York Times e ka quajtur ”Starbucks i Kosovës” në artikullin e saj.

Ndërsa New York Daily News i kushtoi një artikull të gjatë ku mes tjerash thuhet:

”Kafeja dhe ëmbëlsirat janë të gjitha të shijshme, ambienti është po aq i bukur sa edhe ushqimet.  Paristët janë të pasionuar dhe të ditur, personeli mikpritës janë mjaft të mirë gjithashtu”.

Përveç se janë duke u hapur kafene të shumta nëpër botë, kafja ”Prince Caffe”, shitet në më shumë se 24 vende të botës: Në Europë, SHBA, Arabi e deri në Afrikën e largët.

Ndërsa me hapjen e kafeneve Prince, prezenca do të jetë me të vërtetë globale.

Por, ku është suksesi i brendit ”Prince Caffe?” – Shumë thjeshtë, në kualitetin e produktit!

Rruga e kësaj kompanie nuk ishte aq e lehtë. Viti i fundit ishte vit i vështirë për sektorin e gastronomisë në gjithë botën. I njëjti fat ishte edhe për ”Prince Coffee House”.

Por përkundër vështirësive asnjë punëtor nuk e humbi vendin e punës në Kosovë.

Megjithatë edhe në Bronx të New York-ut, ”Prince Coffee House”, ishte nga kafenetë e pakta të lagjes që funksionoi dhe u vlerësua shumë nga komuniteti dhe mediat lokale.

Ku në gazetën universitare, The Fordham Ram shkruhet:

”Për shkak të pandemisë bizneset e Bronxit kanë qenë duke luftuar për mbijetesë. Sipas departamentit të punës të shtetit të New Yorkut, nivelet e papunësisë në New York City arritën në 11% këtë dhjetor. Me normën e papunësisë individuale të Bronxit, edhe më të lartë në 15.1%. Për referencë kjo do të thotë se rreth 1 në 7 njerëz janë të papunë. Si student në Bronx është thelbësore që t’u japim bizneseve mbështetjen tonë, për të mbajtur të punësuar anëtarët e komunitetit tonë, dhe për të mbajtur në këmbë, gurin e çmueshëm siç është Prince”.

https://www.youtube.com/watch?v=EBuWOqtfxGo

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmofserik me qëndër të pozicionuar  në gadishullin Apenin e cila po ndikon mot relativisht...

07:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI