Flash

Kroacia po ndihmon Kosovën për forcimin e ushtrisë, Vuçiç: Serbia nuk është më e dobët

Lapsi.al 3 May 2021
Kroacia po ndihmon Kosovën për forcimin e ushtrisë,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke folur sot për mediat është shprehur se ushtria serbe nuk është më e dobët se çdo ushtri tjetër në zonë.

Vuçiç u pyet nga gazetarët rreth veprimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë që njoftoi se është e gatshme që të ndihmojë autoritetet në Prishtinë për të transformuar forcat e sigurisë në ushtri

Në përgjigjen e tij, ai kujtoi se ushtria kroate pesë vjet më parë ishte dy herë më e fortë se ajo serbe, por kjo nuk ndodh më sot.

“Kroacia ka një ushtri shumë të fortë. Shqiptarët në Kosovë nuk janë në atë nivel, por ata kanë pas tyre Bondsteel dhe ushtrinë amerikane. Lërini të bëjnë punën e tyre. Serbia është një vend sovran dhe do të bëjë pjesën e saj. Unë me krenari mund të them sot se ushtria serbe nuk është më e dobët se çdo ushtri tjetër në zonë, pa llogaritur ato rumune dhe hungareze. Ne po forcohemi shpejt. Të gjithë të tjerët nuk janë më të fortë se Serbia.”

Po ashtu, presidenti serb sipas raportimeve, bëri një paralajmërim për ata që sipas tij duan të luajnë me zjarrin.

“Mos u shqetëso. As mos flisni se si ata do të ndërtojnë baza të mëdha në jug të Mitrovicës, kështu që unë nuk di se çfarë t’u bëj serbëve. Serbia nuk është e dobët, madje as afër asaj se si ishte në 1999. Ose në 2008 dhe 2009. Ata që duan të luajnë me zjarr e dinë këtë…”

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmofserik me qëndër të pozicionuar  në gadishullin Apenin e cila po ndikon mot relativisht...

07:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI