Flash

Tension në Maqellarë/ Akuza për blerje votash, të rinjtë kontrollohen nga përfaqësuesit e PD

Lapsi.al 22 April 2021
Tension në Maqellarë/ Akuza për blerje votash, të

Vazhdon të jetë e tensionuar situata në Maqellarë të Dibrës ku përfaqësues të PD-së kanë bllokuar një makinë pasi pretendojnë se po shpërndahen para në këmbim të votave.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale dëgjohen qytetarët të thonë: “Ja ku janë lekët“. Pas presionit të përfaqësuesve të PD-së personat e bllokuar kanë dalë nga makina.

Personi në foton e mëposhtme dhe një tjetër janë shoqëruar nga Policia e Dibrës, shkruan panorama.com.

Përfaqësuesit e PD bllokojnë mjetin në Maqellarë: Po shpërndan para në këmbim të votave

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar një mjet në Maqellarë pasi pretendojnë se po shpërndan para në këmbim të votave.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga kandidati demokrat për Dibrën Xhelal Mziu. Siç mund të shihet nga kjo video përfaqësuesit e PD-së kanë bllokuar makinën, duke mos lejuar qarkullimin e saj.

Në vendngjarje vihet re prania e kandidatit Xhelal Mziu dhe e efektivëve të Policisë së Shtetit. Ndërkohë nuk ka ende një informacion zyrtar lidhur me pretendimet e demokratëve.

Klima politike në vend duket e tensionuar një ditë pas përplasjeve në Elbasan, ku u vra me armë zjarri militanti i PS-së Pjerin Xhuvani.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI