Flash

Meta në takim me përfaqësues të OSBE-së: Do të bëj çdo përpjekje që vota të mos preket

Lapsi.al 22 April 2021
Meta në takim me përfaqësues të OSBE-së: Do të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar këtë të enjte më përfaqësues të lartë të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Meta njofton se fokusi i këtij takimi ishin zgjedhjet e 25 prillit, duke garantuar paprekshmërinë e votës së lirë të qytetarë.

Ndërsa vlerësoi mbështetjen e OSBE-së, Meta thotë se do të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm gjatë procesit zgjedhor.

"Zhvillova një takim të frytshëm dhe të hapur me përfaqësues të lartë të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, Zëvendëspresidentin, Azay Guliyev dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella.

Vlerësova përpjekjet e sinqerta dhe ndër vite të Asamblesë Parlamentare të OSBE në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe veçanërisht angazhimin e tyre për monitorimin e këtyre zgjedhjeve, pavarësisht vështirësive të pandemisë.

I informova hollësisht mbi situatën parazgjedhore dhe i sigurova për bashkëpunimin e plotë në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe evidentimin e faktuar të çdo krimi zgjedhor, që synon të deformojë rezultatin përkundër vullnetit të qytetarëve.

Theksova se këto zgjedhje kanë një rëndësi historike për të ardhmen europiane të Shqipërisë, dhe se si President i Republikës do të bëj çdo përpjekje për të garantuar paprekshmërinë e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, të cilët do të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës", shprehet Meta.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI