Flash

Arrestohet pas 5 vjetësh shqiptari që furnizoi me armë, terroristin e masakrës së Nisës

Lapsi.al 22 April 2021
Arrestohet pas 5 vjetësh shqiptari që furnizoi me armë,

Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar me origjinë shqiptare si bashkëpunëtor të masakrës së Nisës të 14 korrikut 2016. Bëhet fjalë për të riun Endri Elezi, i cili u arrestua në Sparanise, në provincën e Caserta-s në Itali. Sipas mediave italiane 28-vjeçari shqiptar ishte në kërkim pas një urdhri arresti të lëshuar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte përgjegjës për furnizimin me armë të autorit të masakrës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel.

I riu u identifikua nga agjentët e Digos të Napolit dhe Caserta, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Napolit, falë informacionit të mbledhur nga Antiterrorizmi. Në masakrën e 14 korrikut të vitit 2016 në Nisë të Francës humbën jetën mbi 80 persona. 84 të vdekur u lanë në shëtitore, përfshirë 14 fëmijë dhe 434 të plagosur, 52 prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë. Dy persona të tjerë vdiqën më vonë nga plagët, duke çuar numrin në 86 viktima.

Dy ditë më vonë ISIS mori përgjegjësinë për masakrën, që u përsërit disa herë, në Berlin më 19 dhjetor 2016, në Londër më 22 mars dhe 4 qershor 2017, në Stokholm më 7 prill 2017.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI