Flash

Informacioni zyrtar i policisë për ngjarjen në Elbasan: Vihet në pranga i dyshuari si autor i vrasjes

Lapsi.al 21 April 2021
Informacioni zyrtar i policisë për ngjarjen në Elbasan: Vihet

Policia e Elbasanit jep informacion zyrtar për vrasjen e 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani dhe plagosjen e 4 personave të tjerë. Policia deklaron se janë shoqëruar disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të dyshuar për vrasjen.

Burime për Lapsi.al bëjnë të ditur se Arbër Papleka është dorëzuar vetë në polici.

“Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., P. V. dhe E. B. Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posacme “Shqiponjat”, XH. S.

Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjihha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë sē Krimeve Kundēr Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish-punonjës police”, deklaroi policia teksa thekson se vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI