Flash

Konferencë e jashtëzakonshme/ Meta: Në Durrës ka tri banda që blejne votë dhe terrorizojnë qytetarët

Lapsi.al 22 April 2021
Konferencë e jashtëzakonshme/ Meta: Në Durrës ka tri banda

Në një konferencë për mediat, presidenti i Republikës Ilir Meta, ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për incidentet e ndodhura pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Meta thotë se Durrësi ka tre banda që ushtrojnë presion mbi qytetarët për zgjedhjet, ndërsa i bën apel edhe ndërkombëtarëve që të dëgjojnë thirrjet e tij.

Teksa ka publikuar edhe pamje, Meta tregon se si blihen votat.

“E di i gjithë populli i Durrësit përse ka tension atje. Në Durrës ka tre banda që bëjnë presion mbi qytetarët. Dy banda të Vangjush Dako. Kemi Ardian Çelën e OSSHE. I treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka me djalin e tij dhe bandat që terrorizojnë vajzat e gratë dhe të gjithë njerëzit e ndershëm”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI