Risi e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti do të jetë edhe identifikimi elektronik i qytetarëve. Qëllimi pse është vendosur kjo pajisje identifikuese është për të shmangur votimet e shumëfishta dhe manipulimin e procesit zgjedhor.
Identifikimi elektronik është pajisja më e avancuar teknologjike, e cila do të jetë në qendrat e
votimit, për të garantuar zgjedhje transparente dhe votim të sigurt, duke evituar çdo tentativë për
shkelje ligjore.
Ajo regjistron të dhënat e qytetarëve në mënyrë të inkriptuar dhe përmes databazës së saj, në
përputhje me standardet më të larta të sigurisë.
Në pajisje shfaqen të dhënat e përgjitshme, fotot dhe qendrat përkatëse ku qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Përmes regjistrimit së të dhënave, pajisja detekton dhe verifikon çdo tentativë për votim të dyfishtë.
Sa i përket të dhënave të regjistruara të votuesve, ato do të përdoren vetëm gjatë procesit zgjedhor për të ndihmuar transparencën dhe do të mbesin në databazën e pajisjes vetëm gjatë kësaj periudhe relativisht të shkurtër. Pasi procesi i votimit të përfundojë, të dhënat personale të qytetarëve do të asgjesohen, në përputhje me politikat dhe standardet e sigurisë.
Përmes kësaj mënyre votimi, Shqipërisa do të sigurojë realizimin e zgjedhjeve të barabarta dhe të ndershme, në transparencë të plotë, duke shuar kështu pretendimet për abuzime gjatë votimeve.
https://www.youtube.com/watch?v=xqqwaRo2X5M