Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rama refuzon ftesën e Metës për debat publik

Lapsi.al 16 April 2021
Rama refuzon ftesën e Metës për debat publik

Kryeministri Edi Rama refuzon edhe ftesën e Presidentit Ilir Meta për debat publik, ftesë e bërë më herët edhe nga kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Rama tha se kishte shumë ftesa dhe se nuk e dinte se cili ishte ai që fliste në emër të të gjithëve.

“Kam shumë ftesa për të dalë dhe duke qenë se nuk kuptoj se cili nga këta është ai që flet në emër të të gjithë këtyre s’kam pse t’u përgjigjem ftesa. Ilir Meta i bën ftesë edhe Damian Gjiknurit për t’u përballur në një studio në Vlorë. Presidenti i Republikës, i bën ftesë Damian Gjiknurit. Nuk ka kohë për të humbur" - tha Rama.

I pyetur mbi bashkimin me Partinë Demokratike dhe idenë që qarkullon për një qeveri të gjerë, Rama tha se bashkëpunimi fillon ku secili bën detyrat e tij karshi zgjedhësve.

“Nuk vë unë asnjë kufi. Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar, fillohet me bashkëpunim të strukturuar kur secili bën detyrën e tij karshi zgjedhësve”,-  tha Rama në Vizion Plus.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI