Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Basha publikon sfidën/ Të shtunën 9 takime nga Saranada në Tropojë (VIDEO)

Lapsi.al 16 April 2021
Basha publikon sfidën/ Të shtunën 9 takime nga Saranada në

Ditën e shtunën kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të përshkojë Shqipërinë nga jugu në veri.

Në mënyrë simbolike, ky rrugëtim nga skaji më jugor në atë më verior të vendit, do të ketë 9 ndalesa, aq sa është dhe numri i PD në fletën e votimit.

Kjo është hera e parë që një forcë politike zgjedh një mënyrë të tillë për të finalizuar ditët e fundit të fushatës elektorale.

Turi i kryetarit Basha, përfshin 9 ndalesa dhe nis nga Sarandë dhe më pas ndalet në Delvinë, Tepelenë, Levan, Shijak, Krujë, Kurbin, Mirditë dhe finalizohet në Tropojë.

Vetë Basha në një komunikim në rrjetet sociale tha se ishte i kënaqur për këtë iniciativë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI