Flash

Mediat greke: Plani për Shqipërinë e Madhe, Serbinë dhe Kroacinë, “bombë” në Ballkan

Lapsi.al 16 April 2021
Mediat greke: Plani për Shqipërinë e Madhe, Serbinë dhe

Dokumenti slloven për ndryshimin e kufijve të Ballkanit që po lëviz diplomacinë europiane vetëm pak muaj para marrjes së Presidencës së Bashkimit Europian nga Rumania nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së shtypit grek.

Gazeta greke “TaNea” në një shkrim të saj thotë se askush nuk ka nevojë që të jetë ekspert në historinë e Ballkanit për të kuptuar se ekzistojnë një numër konfliktesh etnike të pazgjidhura që nuk lejojnë që shtetet dhe popujt të “qetësohen” dhe të përpiqen të ecin përpara, duke lënë pas të kaluarën e përgjakshme.

“Ideja për rishikimin e kufijve në Ballkan ka rihapur një debat të gjerë në rajonin problematik, por jo vetëm, pasi shqetësimi ka shkuar deri në Bruksel, të paktën tashmë në sipërfaqe. Mediat greke e cilësojnë idenë e ndryshimit të kufijve në rajon si “bombë”.

Herë pas here, vatra që nuk kanë ndalur së ndezuri pas shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë kërcënon për një tragjedi të re dhe të djegë tërë rajonin. Herë në Kosovë, herë në Maqedoninë Veriore, herë në Bosnjë dhe Hercegovinë, zhvillimet vijnë për të na kujtuar se asgjë nuk ka mbaruar.

Padyshim, kjo është diçka që jo vetëm populli, por edhe udhëheqësit e dinë dhe e kuptojnë si në Ballkan ashtu edhe në BE” shkruan “TaNea”.

Shumë shtete kanë reaguar fuqishëm kundër këtij plani, duke filluar nga Gjermania që është kategorike.

Por si u rikthye ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan? Të enjten portali slloven “Necenzurirano.si” publikoi një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit.

Sipas atij dokumenti propozohet ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina si dhe bashkimi i një pjese të Bosnjës perëndimore me Kroacinë.

Në Bashkimin Evropian thanë disa herë se nuk kanë njohuri për një dokument të tillë.

Kryeministri slloven, Janez Jansha, vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian në pjesën e dytë të këtij viti, shkroi se pretendimet për një dokument të tillë janë veprime që synojnë “të dëmtojnë Slloveninë në BE”.

“Sllovenia kërkon seriozisht zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe ardhmërinë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pikërisht shkrimet e tilla përpiqen ta pengojnë këtë qëllim”, shkroi ai në rrjetet sociale, por debati vazhdon.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI