Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Çfarë është më keq se zemërimi? Shihni videon që publikon Basha

Lapsi.al 16 April 2021
Çfarë është më keq se zemërimi? Shihni videon

Çfarë është më keq se zemërimi? Me këtë pyetje, kreu i opozitës, Lulzim Basha iu drejtohet shqiptarëve me një video të veçantë.

"E keqja më e madhe se zemërimi dhe dufi, ajo që mund të na vërë poshtë, është plogështia. Plogështia është shfaqja më e keqe e dëshpërimit. Është momenti kur njeriu nuk beson në asgjë, nuk i intereson më asgjë, dhe për pasojë nuk ndjen më asgjë. Mirëpo të heqësh dorë nga vendi yt, do të thotë të heqësh dorë nga e ardhmja jote. Do të thotë të mos përkujdesesh më për të ardhmen e fëmijëve të tu.

Çfarë do t'u thoni fëmijëve tuaj nesër kur Rama t'ju lërë përsëri në baltë, t'ju lërë përsëri në vendnumëro, ndërkohë që vendet e tjera bëjnë përpara dhe nuk na presin më? Që nuk kishit më shpresë për ndryshim? Që nuk donit të dëgjonit më për ekonominë, për arsimin? Apo që ndenje në shtëpi në vend që të ndaje 10 minuta nga dita jote për të votuar për shpresën dhe ndryshimin?

Unë ju bëj thirrje sot: mos u dorëzoni. Mos humbni më kohë dhe mos e humbni këtë shans. Ju jeni zotërit e vërtetë të këtij vendi. Ju vetë do të vendosni të ardhmen tuaj. Ne e dimë kush jemi. Shqiptarë të fortë dhe krenarë, e kemi treguar veten gjithmonë në ditë të vështira dhe kemi fituar. Më 25 prill votoni për shpresën, votoni për ndryshimin!" shprehet Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI